Stresi publikon mesazhet e nënës së tij pas videove të fundit!

Mediale Vip

Stresi publikon mesazhet e nënës së tij pas videove të fundit!

Më: 14 janar 2021 Në ora: 21:59
Stresi me nene

Stresi prej ditësh ndodhet larg Shqipërisë, pasi është arratisur që nga momenti që policie shpalli në kërkim pas protestave për vrasjen e Klodian Rashës. Siç duket ky moment e ka bërë reperin të reflektojë në lidhje me gjithë miqtë që i kanë qëndruar pranë dhe që nuk i janë kthyer kurrë kundra.

Ai ka bërë një tjetër postim dhe ka paralajmëruar gjithë ish-miqtë, që sot duket se janë kthyer në armiqtë e tij, se do ju bëj një diss të fortë. Para 2 vitesh reperi paralajmëroi se do të publikonte një këngë “Po foli i fundit”, por që deri më sot nuk ka pasur një projekt të tillë. Ndërkohë reperi ka shpjeguar ditën e sotme në postimin e tij se këtë këngë nuk ja kushton kundërshtarëve, por njerëzve të tij që e kanë tradhtuar. Në videot e tij nuk mungojnë të sharat dhe disa gjeste prej “bad boy”.

Personi i parë që ka reaguar menjëherë pas këtyre fjalëve të tij është e ëma. Si gjithmonë ajo i ka dalë në krahë dhe e ka këshilluar reperin që të heqë dorë nga ky fjalor, sepse është në moshë të pjekur dhe nuk i ka hije.

Ajo i shkruan në mesazh reperit se do lutet gjithminë për të, por e inkurajon të jetë i gatshëm për të ndryshuar.

“Fillo nga pak të heqësh fjalorin e pistë dhe të sharat në story! Djali im, je në moshë të pjekur e nuk të kanë hije tash se ke sedër dhe zemër të madhe. Fillo zemra ime e mundohu me ndryshu pak!”- i shkruan ndër të tjera ajo të birit.

Teksa ka ndarë bisedën në Instastory, Stresi ka shkruar “Arsyja pse nuk dua të jem i keq me njerëzit është nëna ime! Por, do vijë dita juaj së shpejti!”

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat