Grupi i famshëm i vajzave do të rikthehet shumë shpejt fuqishëm në skenën muzikore

Mediale Vip

Grupi i famshëm i vajzave do të rikthehet shumë shpejt fuqishëm në skenën muzikore

Më: 16 janar 2021 Në ora: 07:54
Pussycat Dolls

Pussycat Dolls pritet të rikthehen sërish si grup në industrinë muzikore! “The Sun” ka mësuar se vajzat e famshme janë shumë pranë nënshkrimit të një marrëveshjeje ët menaxhimit për të siguruar një të ardhme afatgjatë në muzikë. Kjo do të thotë se grupi legjendar i vajzave, me në krye Nicole Scherzinger, do të vijnë shumë shpejt me projekte të reja.

Në fakt rikthimin e tyre në skenën muzikore, vajzat e kishin paralajmëruar që në vitin 2019-të, por për shkak të pandemisë së Covid-19 atyre ju desh që të riplanifikonin dy herë turneun e tyre të ribashkimit. Një burim ka thënë për gazetën “The Sun” se grupi i famshëm është në bisedime me kompaninë që menaxhon Madonna-n dhe Britney Spears, Maverick si dhe disa firma të tjera mjaft të njohura.

I njëjti burim ka thënë se Nicole kishte menduar që vitin e shkuar të publikonte disa këngë solo, por tani fokusi i saj i vetëm është grupi ‘Pussycat Dolls”.

“Nicole pati menduar të krijonte muzikë solo vitin e kaluar dhe shkroi një seri këngësh. Koha ka kaluar dhe nuk ka ndonjë plan deri më tani për të ardhur si artiste solo. E gjithë fokusi i saj për momentin është tek Pussycat Dolls. Me gjysmën e grupit në Mbretërinë e Bashkuar dhe gjysmën në SHBA është e ndërlikuar, por ata janë të vendosura të publikojnë disa këngë në 2021.”, ka thënë burimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat