Noizy paralajmëron surpriza të tjera pas “1 herë e mirë”

Mediale Vip

Noizy paralajmëron surpriza të tjera pas “1 herë e mirë”

Më: 16 janar 2021 Në ora: 09:55
Noizy

Noizy publikoi dy ditë më parë këngën e famshme “Një herë e mirë” dhe duhet ta pranojmë se po bën namin. Si fillim, reperi e nis duke treguar se kush është dhe se çfarë roli ka ai në Hip-Hopin shqiptar. Ai thotë se ka shkatërruar shumë karriera dhe se pa të s’ka lajme.

Ndonëse të gjithë po prisnim të përmendte emra, reperi na ka surprizuar, duke thënë se “nuk merret me plehra” dhe i konsideron kolegët “peshq të vegjël” dhe veten “balenë”. Megjithatë, ai diku në rreshta flet edhe për Big Kik i cili i bëri diss disa javë më parë në “Gjoni Black”.

Ai shprehet se ka dhënë shumë ndihma por disa kanë dalë “fake”. Sakaq, reperi nuk ka ngurruar edhe një herë të përmend se kush është, çfarë ka kaluar për të mbërritur këtu dhe se ka mbi një dekadë në industri.

Në vetëm 2 ditë kënga ka arritur 2 milionë klikime dhe Noizy ka përfituar nga rasti për të thumbuar sërish kolegët e tij. Ai është shprehur se pa pasur mbështetjen e askujt ka arritur gjithë këtë sukses në një kohë shumë të shkurtër.

“2 milion. Pa ndihmën e estradës. Hajde lëpini akulloren. Dashuri për fansat ma të flaktë në botë. OTR Legendary”, ka shkruar Noizy.

Ndërsa më poshtë me disa shkronja shumë të vogla, reperi ka shkruar se ka gati disa surpriza t tjera.

“Kemi dhe ca surpriza të tjera në vazhdim”, shkruan ai.

“Një herë e mirë” ka kaluar edhe kufijtë shqiptarë  duke u renditur e para on trending në Itali, e 9 në Gjermani dhe 5 në Austri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat