Dr. Dre lirohet nga spitali pas aneurizmit në tru

Mediale Vip

Dr. Dre lirohet nga spitali pas aneurizmit në tru

Më: 16 janar 2021 Në ora: 14:05
Dr. Dre

Dr. Dre është kthyer në shtëpi pas gati dy javësh në spital.

Reperi ishte dërguar në kujdes intensiv në Los Angeles më 4 janar, pasi kishte pësuar aneurizëm në tru.

Nga spitali ai kishte shkruar se ishte mirë dhe se po merrte trajtim të shkëlqyeshëm nga punëtorët e shëndetit.

Të premten, miku i tij Ice-T konfirmoi në rrjete sociale se Dr. Dre është rikthyer në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas TMZ-së, ai do të vazhdojë të mbikëqyret nga doktorët mbi gjendjen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat