Ku shëtit Greta Koçi në këto kohë pandemia, fansat ngrenë dyshime se këngëtarja mund të ketë lënë Shqipërinë

Mediale Vip

Ku shëtit Greta Koçi në këto kohë pandemia, fansat ngrenë dyshime se këngëtarja mund të ketë lënë Shqipërinë

Më: 16 janar 2021 Në ora: 17:25
Greta Koçi

Greta Koçi është një nga këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar, ndonëse vitet e fundit nuk është aq shumë aktive në muzikë.

Bukuroshja zeshkane ka publikuar rreth dy muaj më parë këngën e saj të fundit “Dola n’penxhere”, që është pritur mjaft mirë nga fansat e saj.

Por, nga bëhet Greta kohët e fundit, dini gjë? Në fakt, mediat së fundmi po aludojnë se këngëtarja mund të jetë shpërngulur në Austri. Shkak janë bërë postimet e saj të fundit në “Instagram”.

Prej muajit tetor vëmë re se fotot e postuara prej saj në këtë rrjet social janë të shoqëruara me vendndodhjen “Vienna, Austria”.

Këngëtarja shfaqet në vende të ndryshme, duke na kënaqur sytë me fotot e realizuara teksa në të gjitha prej tyre shfaqet vetëm një ‘location’. Por kush të jetë fotografi?

Këtë nuk dimë ta themi, pasi Greta nuk na ka treguar asgjë, e as çfarë po kurdis në shtetin austriak. Foton e fundit ajo e ka postuar diten e djeshme dhe është pikërisht nje selfie, e shoqëruar me të njëjtin “location”.

Nuk dimë të themi nëse shpërngulja e saj është e përkohshme apo e përhershme, por na mbetet të presim derisa Greta të na tregojë se çfarë fshihet pas këtij largimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat