Gold AG publikon këngën e re “Malli i vendlindjes”

Mediale Vip

Gold AG publikon këngën e re “Malli i vendlindjes”

Më: 16 janar 2021 Në ora: 19:56
Gold AG

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

“Malli i vendlindjes” mban titullin kënga e tij më e re, e cila është me motive patriotike.

Teksti dhe muzika janë realizuar nga vet Gold AG, gjersa për orkestrimin është kujdesur Florent Boshnjaku.

“Malli i vendlindjes” është një dedikim i reperit për Preshevën – qytet ky nga ku edhe prejardhjen, ani pse është lindur e rritur në Prishtinë.

Klipi i këngës është xhiruar njashtu në Preshevë nga M Production.

Gold AG është i njohur përndryshe për këngët e tij të shumta patriotike, dedikuar atdheut apo martirëve të luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat