“Nuk prisja të më shanin nga babai, që kishte vetëm 3 muaj që kishte ikur” Dojna flet për postimin që bëri bujë në rrjete sociale

Mediale Vip

“Nuk prisja të më shanin nga babai, që kishte vetëm 3 muaj që kishte ikur” Dojna flet për postimin që bëri bujë në rrjete sociale

Më: 17 janar 2021 Në ora: 17:55
Dojna Mema

Dojna Mema ka folur rreth një rast të seksizmit që ka hasur para 1 viti.

Një vit më parë prezantuesja e njohur shqiptare, Dojna Mema ka publikuar në profilin e Instagramit një pikturë të piktorit francez Gustave Courbet që ka ngjallur debat të ashpër në sektorin e komenteve.

Fokusi i pikturës është organi gjenital i një femre, që simbolizon origjinën e gjithë botës dhe kjo ësht arsyeja që piktura mban këtë titull.

“L’Origine du monde”, “Origjina e botës”, një pikturë e realizuar në 1866 ku edhe zë vend të rëndësishëm në historinë e pikturës moderne.

Pavarësisht se piktura përcjell mesazhin e rëndësishëm komentues në profilin e Dojnas e pritën shumë keq postimin dhe e shanë atë duke e konsideruar fotografinë si pornografi.

Teksa së fundmi ajo ishte e ftuar në “E diell”, Dojna rikujtoi rastin ku edhe zbuloi se ajo ishte ndeshur me sulme nga më të paimagjinueshmet.

Ajo në fakti tregoi se ky ishte një eksperiment që kishte dashur të realizonte me partnerin e saj, Vlashent Sata, por u vu re se reagimet ishin krejtësisht të kundërta, kështu duke nxjerrë në pah një rast seksizmi.

“Dua t’ju tregoj një rast konkret seksizmi që mua më ka prekur. Përpara një viti unë publikoj në Instagram një pikturë që bëri një bujë të jashtëzakonshme. Kam qenë në Paris, në Musée d’Orsay, një nga ato ikjet e mia të dashurisë. Fotografoj të famshmen, ‘Origjinën e botës’, të Gustave Courbet. Aty është organi gjenital femëror, i pikturuar ashtu siç është realisht. Këtë gjë unë e publikoj në rrjetet e mia sociale. Sigurisht që prisja bujë, por nuk prisja të më shanin nga nëna, nga gjyshja, nga babai, ndjesë pastë, që kishte vetëm 3 muaj që kishte ikur nga kjo botë. Është bërë një tmerr i madh. Çfarë ndodh?! Ne bëmë një eksperiment me të dashurin tim. Ai poston të njëjtën foto në Instagram. Dhe përveç kategorisë së artistëve që thoshin që është patjetër një vepër arti, pjesa tjetër ishin çunat e lagjes që thoshin: ‘O lale, bravo, të lumtë’! Ky është një rast konkret seksizmi”, -u shpreh Dojna./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat