Fotot nga paparazi/ Ja si duket Arbana Osmani në përditshmërinë e saj dhe larg ekranit

Mediale Vip

Fotot nga paparazi/ Ja si duket Arbana Osmani në përditshmërinë e saj dhe larg ekranit

Më: 18 janar 2021 Në ora: 07:36
Arbana Osmani

Arbana Osmani ka folur me fansat për arsyet pse nuk ka bërë foto gjatë shtatzanisë, megjithëse fansat patën mundësi ta shohin ngo fotot që paparazzi ynë i bëri në plazh me barkun e rrumbullakosur.

Moderatorja u bë nënë për herë të dytë në muajin tetor të vitit të kaluar, duke sjellë në jetë fëmijën e parë me Eduart Grishajn, të cilin e pagëzuan me emrin Dielli.

Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit, ajo zbuloi se nuk i urren fotot gjatë shtatzënisë, por pas mospublikimit të tyre qëndron një arsye shumë e fortë.

“S’më pëlqen të më shohin shtatzënë në rrjete sociale duke qenë se kjo mund të prekë shumë femra që kanë probleme me infertilitetin dhe e di sa e rëndë mund të jetë kjo. Kaq e thjeshtë”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, ne ju sjellim një foto paparazzi të bërë pak ditë më parë, për ta parë moderatoren e njohur se si duket në një ditë normale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat