Fationi dhe Erisi përleshen në emision

Mediale Vip

Fationi dhe Erisi përleshen në emision

Më: 18 janar 2021 Në ora: 19:37
Fatjoni dhe Erisi

Erisi dhe Fationi janë përleshur në emision.

Në edicionin e natës së sotme në “Përputhen” u krijua një situatë e tensionuar mes Fationit dhe Erisit.

Të dy protagonistet u përfshinë në një përleshje pasi Ledjana kërkoi të largohej nga emisioni.

Pas kërkesës së Ledjanës, Erisi mori fjalën, duke thënë se shkak për këtë janë bërë pikërisht ofendimet dhe injorimet që ajo ka marrë nga konkurrentët e tjerë, duke përmendur Melisën.

Kurse kjo çoi në kundërshtim nga Fationi dhe mes tyre nisi një debat i fortë.

Teksa ata po debatonin, Fationi u ngrit nga vendi dhe shkoi në drejtim të Erisit, ndërsa të gjithë djemtë e tjerë u ngritën për të mos i lënë ata që të përfshiheshin në një konflikt fizik dhe kjo bëri që transmetimi të ndërpritej.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat