Gigi Hadid zbulon se gjatë kësaj sfilate kishte qenë shtatzënë

Mediale Vip

Gigi Hadid zbulon se gjatë kësaj sfilate kishte qenë shtatzënë

Më: 19 janar 2021 Në ora: 13:10
Gigi Hadid

Gigi ka ndarë me ndjekësit një video të realizuar vitin e kaluar.

Gigi Hadid ka publikuar një video, të shkrepur nga sfilata në “New York Fashion Week”, ku ishte shfaqur me një fustan të ngushtë.

Ajo bëri të ditur se në atë sfilatë kishte qenë shtatzëne, por që këtë ‘sekret’ duket sennuk e dinte askush përveç familjes së saj.

“Një vit më parë. Vajza ime ishte aty”, janë fjalët e Gigit sipër këtyre imazheve, në të cilat dukej për mrekulli dhe në formë shumë të mirë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gigi Hadid (@gigihadid)

Ndryshe, Gigi Hadid dhe partneri i saj, Zayn Malik janë prindër të një vajze, portretin e të cilës ende nuk kanë preferuar ta zbulojnë në publik. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat