Këngëtarja Peki Palokaj uron nga larg djalin e saj me rastin e ditëlindjes

Mediale Vip

Këngëtarja Peki Palokaj uron nga larg djalin e saj me rastin e ditëlindjes

Nga: Maksim Gjokaj Më: 19 janar 2021 Në ora: 15:12
Peki Palokaj me djalin

"Data 18.01.2000 ashtë dita ma e lumtur, ma e bekuar që Zoti të fali ty Fabi jeta ime. Jeta ime ka kuptim që nga ajo ditë që Zoti të fali ty ëngjelli im, e falenderoj Zotin çdo ditë që të kam. Edhe pse jam larg teje në SHBA, Mami çdo orë, çdo minut, çdo sekond të ka në mendje dhe në zemër. Je bora ime, je drita e syve ë mi, je çdo gja për mua në këtë jetë. Jeta ime për ty ka kuptim, ohh shpirti shpirtit tim". Urime 100 vite plot lumturi, dashuri e harmoni të deshiron Mami jeta ime, Zoti të bekoftë e të rujt prej çdo rrezikut. Gezuar!".

Ky është mesazhi prekës i urimit që këngëtarja Peki Palokaj shkruan për djalin e saj Fabin me rastin e ditëlindjes.

Ajo ndodhet ka disa vite në Amerikë për shkak të punës dhe angazhimit të saj në muzik, ndërsa djali i saj në Mal të Zi, por siç thotë dhe në profilin e saj në facebook ajo çdo sekond mendon për të.

Urime Fabit dhe nga ana jonë e ju plotësofshin të gjitha dëshirat pse jo një ditë të jetojnë sa më pranë me mamanë e tij të njohur në muzikën shqiptare.BS

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat