Gent Fatali jo vetëm që tregoi të pathëna për Rozafën, por i bëri edhe një super dedikim publik!

Mediale Vip

Gent Fatali jo vetëm që tregoi të pathëna për Rozafën, por i bëri edhe një super dedikim publik!

Më: 19 janar 2021 Në ora: 23:54
Gent Fatali, Rozafa

Gent Fatali është një ndër artistët më të talentuar që brenda pak kohësh arriti të bëhej pjesë e tregut muzikor shqiptar. Megjithatë, kohët e fundit është vënë re një mungesë nga ana e tij në muzikë.

Disa muaj më parë reperi tregoi në një intervistë se po merret me biznes dhe kohën më të madhe e shpenzon atje, andaj është tërhequr nga muzika. Prej dy vitesh ai po shijon një romancë të bukur me Rozafën, motrën e Loredanës.

Madje, ata janë përfolur se e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë, por ky lajm u mohua të shtunën nga ai në “Shiko kush luan”. Megjithatë, në “After party-n e Luanës”, Genti mes bashkëjetesës dhe martesës, zgjodhi këtë të dytën.

Ndërsa si tre cilësitë që vlerëson më shumë te Rozafa përmendi: sinqeritetin, mbështetjen dhe mençurinë. Ndërkohë, tregoi se vesi i tij më i keq që ajo s’e duron dot janë vonesat.

Reperi është aq i dashuruar saqë nuk ngurron ta tregojë kurdoherë që i jepet mundësia. E sigurisht i bëri një super dedikim partneres së tij:

"Ta ha zemrën. Je ma e mira në botë. “-ishin këto fjalët e reperit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat