“Zemra s’mund të komandohet”

Mediale Vip

“Zemra s’mund të komandohet”

Më: 20 janar 2021 Në ora: 18:07
Enxhëll, Saimiri

Mbrëmjen e së hënës Enxhëll vendosi të largohej nga “Love story”, duke lënë në gjysmë garën e saj për të fituar zemrën e Saimirit. Ajo u shpreh se nuk ndihet mirë dhe se në vendimin e saj ka ndikuar edhe presioni nga familja. Enxhëll u shpreh se nuk mundet ta përballojë më situatën dhe se ka vendosur të largohet.

“Nga e gjithë kjo eksperiencë deri sonte, unë kam vendosur të veteliminohem sepse nuk mundem ta përballoj dot më. Kam shumë peshë nga vetja ime, presioni i familjes gjithashtu, dhe nuk mundem. Po bëhet shumë e vështirë për mua”, u shpreh Enxhëll.

Kujtojmë se në një intervistë për “Daily Love Story”, Enxhëll kishte deklaruar që konkurrentet e Love Story janë ‘lojtare shahu’, duke nënkuptuar që në fund do të dalin të gjitha një nga një.

Ajo ka thënë se egoja e saj nuk do e lejonte që Saimiri ta puthte, duke u shprehur se ka më shumë respekt për veten se për të.

“Më duket sikur ne vajzat e Love Story po bëhemi më të emancipuara, por se di. Siç e ka thënë edhe Jerina, jemi të gjitha lojtare shahu dhe kur kemi ardhur i kemi marrë parasysh gjërat. Egoja ime nuk do ta pranonte puthjen. Kemi qenë 18 vajza, nuk mund ta quaj Saimirin partnerin tim por unë dua ta puth partnerin tim. Jam pak konfuze. Jo sepse në radhë të parë, para se të kem respekt për Saimirin kam shumë respekt për veten time dhe nuk dua ta bëj atë gjë”, ka thënë Enxhëll.

Teksa ka ngritur shumë pikëpyetje me largimin e saj, ish-konkurrentja ka vendosur të shpjegohet në një postim të gjatë në InstaStory ku shkruan se hyri si një vajzë e thjeshtë dhe nuk dëshironte të dilte si një “Show girl”.

“Publik i dashur që më mbështetët përgjatë gjithë kësaj eksperience në Love Story ju kërkoj ndjesë që nuk kam mundur t’ju kthej përgjigje të gjithëve! E vetmja arsye që unë u tërhoqa normal ishte familja e para, por hyra aty si një vajzë e thjeshtë dhe ashtu doja të dilja! Kurrësesi nuk mund të bëhesha një showgirl”, shkruan Enxhëll duke falenderuar produksionin për mundësinë.

“Hyra për dashurinë, por zemra nuk mund të komandohet”, ka përfunduar Enxhëll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat