Groeneveld: Adriana Matoshi është femra më e suksesshme në Kosovë, ndoshta edhe në Ballkan

Mediale Vip

Groeneveld: Adriana Matoshi është femra më e suksesshme në Kosovë, ndoshta edhe në Ballkan

Më: 20 janar 2021 Në ora: 22:57
Adriana Matoshi

Adriana Matoshi, ka befasuar opinionin, madje edhe veten me vendimin e saj që të kandiduar për deputete në parlamentin e Kosovës.

Aktorja e njohur kosovare ka vendosur që përmes Lëvizjes Vetëvendosje të bëhet zëri i qytetarëve në Kuvend.

I dashuri i saj, Keith Groeneveld ka komentuar për herë të parë vendimin e Matoshit për të kandiduar në zgjedhje.

Në një intervistë, jug-afrikani i ka dhënë Adrianës epitetin ‘femra më e suksesshme në Kosovë, madje ndoshta edhe në Ballkan ’.

Më poshtë mund të lexoni intervistën me Groeneveld.

Si e keni pritur vendimin e Adrianës që të kandidojë për deputete, a jeni befasuar?

Jo. Së pari ne e kemi diskutuar bashkë këtë ide dhe ajo e ka marrë vendimin. Adriana është femra më e suksesshme në Kosovë, ndoshta edhe në Ballkan. Ajo ka pasur nevojë për një sfidë të re.

Nëse ajo do të bëhej deputete, çfarë këshille do të ia jepni?

Që të mendojë për njerëzit e Kosovës, të jetë zëri i tyre në Parlament. Të mendojë për edukimin e gjeneratave të reja dhe të ndihmojë në zhvillim. Të edukojë fëmijët për një të ardhme më të mirë. Edukimi është çelësi.

Cili është mesazhi juaj për votuesit potencial të Adrianës, pse duhet ta votojnë?

Kam qenë në gjithë botën dhe kam takuar shumë njerëz, por kurrë nuk kam takuar dikë me zemër kaq të madhe dhe të pastër. Që prej lidhjes tonë, kja pasur shumë kritika në adresë të saj. Por njerëzit duhet ta vlerësojnë atë se çfarë është duke bërë për Kosovën. Adriana Matoshi ka vizion të madh, është ambicioze dhe ç’është më e rëndësishmja është e sinqertë. E di se ajo do të jap gjithçka nga vetja. Është e rrethuar me një grup njerëzish shumë intelegjent të cilët do ta ndihmojnë për një Kosovë më të mirë.

A mund ta votoni Adrianën në zgjedhje, nëse jo a keni dëshirë që të merrni nënshtetësinë e Kosovës?

Nuk mund ta votojë Adrianën. Nuk jam duke menduar që të marrë nënshtetësi kosovare që të jem i sinqertë. Por do ta ndihmojë Adrianën në çdo mënyrë që mundem.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat