Fuego lanson këngën e re “Mexicane”

Mediale Vip

Fuego lanson këngën e re “Mexicane”

Më: 21 janar 2021 Në ora: 09:13
Fuego

Reperi nga Prizreni, Fuego, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Mexicane” mban titullin kënga e tij e re, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Tekstin e ka shkruar vet artisti, kurse për ‘beat-in’ është përkujdesur M.O.B.

Ky i fundit është kujdesur edhe për producimin, ndërkohë që videoja u realizua nga Endrit Rrahimi.

Kënga tashmë gjendet e plotë në kanalin YouTube dhe besohet se do të pëlqehet nga publiku e admiruesit e muzikës së Fuegos.

Fuego në anën tjetër u bë më i njohur si pjesë e labelit “ON Records”, nga i cili tashmë është larguar.

Reperi një muaj më parë deklaroi se ka qenë në burg për disa akuza, por që ishte liruar dhe që tani premtoi se do jetë më shumë aktiv në skenë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat