Michelle Obama le pa fjalë me veshjen e kombinuar në inagurimin presidencial të Biden

Mediale Vip

Michelle Obama le pa fjalë me veshjen e kombinuar në inagurimin presidencial të Biden

Më: 21 janar 2021 Në ora: 09:17
Barack Obama dhe Michelle Obama

Pas tetë viteve rikthim në Shtëpinë e Bardhë, Michelle Obama u vesh saktësisht si duhet në ditën e djeshme gjatë inaugurimit të Joe Biden.

Ish zonja e parë e SHBA-së, kishte zgjedhur një veshje ngjyrë vishnje të cilën e kombinoi në mënyre perfektë.

Ajo se çka mori vëmendje që u komentua pozitivisht edhe në rrjete sociale ishin flokët voluminoze të Michelle.

“Unë jam duke e humbur atë se sa e mirë duket Michelle Obama”, kishte shkruar një ndjekës në Twitter gjatë ecjes së Michelle me ish presidentin amerikan.

Barack Obama i ishte përshtatur bashkëshortes së tij me veshjen dhe të dy ishin kombinuar por natyrisht se Michelle ishte ajo e cila tërhoqi vëmendje .

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat