Tha se arsyet i di vetëm ajo dhe Saimiri, Arjana sqaron deklaratën e saj: ” Fjalët e mia nuk do të dalin kurrë nga unë!”

Mediale Vip

Tha se arsyet i di vetëm ajo dhe Saimiri, Arjana sqaron deklaratën e saj: ” Fjalët e mia nuk do të dalin kurrë nga unë!”

Më: 22 janar 2021 Në ora: 08:07
Arjana dhe Saimiri

Dy javë më parë, Saimiri hoqi nga gara Arjanën. 33-vjeçari na ka surprizuar disa herë me eleminimet e tij, duke larguar nga gara vajza me të cilat ka patur afrimitet. Ashtu ndodhi edhe me Arjanën, për të cilën Saimiri nuk kishte rezervuar një trëndafil, ndonëse kaluan goxha skena hot së bashku.

Pas eleminimit ajo tha se e priste largimin, por nuk preferoi të zbulojë arsyet, për të cilat u shpreh se vetëm ajo dhe Saimiri i dinë. Ajo është shprehur se i kanë mbetur disa pengje nga emisioni, por preferon që 33-vjeçari t’i kuptojë vetë në të ardhmen.

Janë disa arsye që vetëm unë edhe ai i dimë, nuk dua t’i ndaj me publikun, por dua të them që mund të ishte edhe arsyeja që tha ai (patëm vetëm tërheqje fizike)…Nuk më ka dhënë mundësinë që të më njihte më tepër, të njihte botën time të brendshme apo jetën time reale, nuk donte dhe kjo ishte e gjitha. Më kanë ngelur shumë gjëra peng që do të doja t’ia them, por nuk do ia them. Dua që nesër, pasnesër, ai ta kuptojë vetë çdo gjë. Kaq.”

Arjana ka folur së fundmi për deklaratat që dha pas eliminimit. Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, ajo ka sqaruar “arsyet që i di vetëm ajo dhe Saimiri”.

Unë e thashë edhe natën e fundit që e prisja eliminimin. Unë jam shumë e besës dhe fjalët e mia nuk do të dalin kurrë nga unë. Unë me Saimirin nuk kam patur afrimitet, përveç takimit të gjatë dhe atyre të vogla. Në takimin te vila unë i thashë që, nëse ka vetëm një pëlqim fizik ndaj meje, unë nuk mund të rri të pres trëndafil nga ty sepse nuk më pëlqen.Që në momentin kur kam ardhur në Love Story, çdo gjë e kam bërë me sinqeritetin tim, ashtu siç jam edhe në jetën reale. Nuk kam luajtur as me ndjenjat e mia, as me të Saimirit. Të gjitha vajzat jemi futur aty sepse na ka pëlqyer. 

Madje, ajo ka treguar se tashmë ajo dhe 33-vjeçari nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat