Blerim Destani “na ktheu” Mc Kreshën!

Mediale Vip

Blerim Destani “na ktheu” Mc Kreshën!

Më: 22 janar 2021 Në ora: 15:20
Blerim Destani, Mc Kresha

Mc Kresha ndonëse është një nga reperët më të dashur shqiptarë është shumë hermetikë rreth jetës personale dhe fare miqësor me rrjetet sociale.

Ai po shijon në maksimum prindërimin pasi është bërë baba për herë të parë vitin e kaluar. Bashkëshortja e tij Erzina solli në jetë një vogëlushe, për të cilën dyshja zgjodhi emrin Iza.

Megjithatë, Kresha preferon të mbetet sa më privat përsa i përket jetës së tij personale dhe ende s’kemi parë në llogarinë e tij në Instagram ndonjë foto me të voglën. Për më tepër postimi i tij i fundit është bërë më 28 nëntor me rastin e festës së Pavarësisë.

Dimë se pasi u bë baba, ai dhe bashkëshortja e tij janë shpërngulur në Kanada, e rrjedhimisht reperin nuk e kemi parë në asnjë dalje publike. E nëse të gjithë ishit kuriozë se nga bëhet ai, ditën e sotme, aktori i mirënjohur na ka “hequr mallin”.

Ai ka postuar një foto nga një bisedë që kanë bërë të dy me kamër, ku reperi shihet i qeshur dhe bie në sy fakti se ka zgjatur akoma më shumë flokët e tij kaçurla.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat