Ndahen përfundimisht Besa Gashi dhe Albert Krasniqi

Mediale Vip

Ndahen përfundimisht Besa Gashi dhe Albert Krasniqi

Më: 23 janar 2021 Në ora: 09:50
Albert Krasniqi, Besa Gashi

Vetëm një javë pasi u raportua se “Miss Kosova 2013”, Mirjeta Shala, i dha fund martesës së saj, vjen lajmi se edhe një tjetër ish-miss i Kosovës është ndarë nga burri.

Bëhet fjalë për bukuroshen Besa Gashi, e cila është shpallur “Miss Kosova” në vitin 2006.

Besa e cila për një kohë të gjatë ka qenë e martuar Albert Krasniqin, thuhet se është ndarë nga ish-bashkëshorti pas disa vitesh martesë.

Burimet e Prive-së kanë pohuar se ajo dhe Alberti i kanë ndarë rrugët, teksa kjo vërehet edhe nga rrjetet sociale, ku ish-Miss Kosova është tërhequr thuajse plotësisht nga prania në to.

Në anën tjetër, biznesmeni Albert Krasniqi ka larguar të gjitha fotografitë e përbashkëta të ish-çiftit, duke lënë vetëm ato personale të tijat dhe me vajzat e tij.

Dyshja në fjalë kanë pasur një krizë të thellë martesore edhe tri vite më parë, kur atëbotë i kishin dhënë edhe nga një shans njëri-tjetrit.

Mirëpo 2021-ta duket se përcaktoi fatin përfundimtar të ish-çiftit, që tashmë duket se jetojnë të ndarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat