Enkelejda është rritur kaq shumë dhe babi Loriku nuk na i kursen më fotot!

Mediale Vip

Enkelejda është rritur kaq shumë dhe babi Loriku nuk na i kursen më fotot!

Më: 23 janar 2021 Në ora: 14:59
Lorik Cana dhe Enkeleida

Loriku është treguar shumë hermetik në privatësinë e të voglës së tij, Enkelejdës duke mos i publikuar asnjë foto ku i tregon portretin e për më tepër fotot me të janë shumë të rralla.

Por ja këtë mbrëmje, Loriku e theu këtë rregullin e privatësisë dhe postoi një foto teksa i dhuron një puthje në kokë vogëlushes.

Enkelejda shihet se është rritur shumë që nga hera e fundit që e kemi parë. Ajo pak ditë më parë festoi ditëlindjen dhe mami Monika na tregoi disa pamje nga ambienti i zbukuruar për festën, që u zhvillua në shtëpi në përshtatje të kushteve të pandemisë.

Shpresojmë që në vazhdim Loriku e Monika të publikojnë më shpesh foto me vogëlushen, por tani për tani na mjafton ëmbëlsira që na dhuroi sot ish-kapiteni.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat