Së shpejti dokumentari “Framing Britney Spears”

Mediale Vip

Së shpejti dokumentari “Framing Britney Spears”

Më: 24 janar 2021 Në ora: 16:25
Britney Spears

Një dokumentar i ri, i titulluar Framing Britney Spears, i cili adreson jetën problematike të këngëtares Britney Spears, do të publikohet së shpejti. I realizuar nga The New York Times, aty do të përfshihet karriera muzikore e Britney-t, skandalet, varësia nga lëndët narkotike si dhe kujdestaria e babait.

Babai i Britney-t, Jamie Spears ka qenë kujdestari i saj për 12 vjet, për shkak të shqetësimeve në lidhje me shëndetin e saj mendor. Në Nëntor, ajo humbi një përpjekje ligjore për të hequr kontrollin e tij mbi pasurinë e saj.

Gjatë intervistave edhe më herët Britney është shprehur se ndihet e frikësuar nga i ati, pasi ai ushtron presion psikologjik mbi të. Ndërkaq avokati i Jamie argumentoi se ai gjithmonë vepronte në interesin më të mirë të vajzës së tij.

Jamie Spears ka menaxhuar pasuritë dhe jetën personale të Britney-t, duke i kufizuar asaj mundësinë për të takuar njerëz. Takimet e vetme që ajo realizon janë me mjekët ku ajo merr medikamente dhe i ushtrohet terapive të ndryshme.

Fansat e fushatës #FreBritney kanë kërkuar edhe nga administrata amerikane që t’i jepet fund kujdestarisë së babait të Britney-t. Ata kanë realizuar edhe një peticion ku kanë mbledhur mbi 125,000 nënshkrime ku kërkojnë që këngëtarja të jetë e lirë.

Dokumentari i Britney Spears do të shfaqet në rrjetin amerikan FX dhe faqen e transmetimit Hulu në datën 5 Shkurt. Aty do të përfshihen edhe disa intervista me disa nga miqtë e ngushtë të këngëtares të cilët akuzojnë babain e saj për shkelje të të drejtave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat