Saimiri, për largimin e Enxhëll: Më zhgënjeu

Mediale Vip

Saimiri, për largimin e Enxhëll: Më zhgënjeu

Më: 26 janar 2021 Në ora: 07:11
Saimiri, Enxhell

E gjithë java e 11-të e “Love Story” është shoqëruar me një zhurmë të madhe në rrjet pas largimit të Enxhëllit. Sapo nisi java e 11-të e spektaklit, Alketa, pas përmbledhjes për atë që ndodhi pas largimit të Enxhëllit, i kërkoi Saimirit të tregonte si e shikonte ai largimin e saj, duke qenë se ishte edhe prej vajzave më të preferuara të tij.

Siç tha ai, largimi i Enxhëllit ishte i papritur, madje edhe zhgënjyes për të: “Ishte një largim i papritur. Nuk e prisja, në fakt, dhe më zhgënjeu me thënë të drejtën, sepse rrugëtimi ynë kishte nisur mirë, por e respektoj zgjedhjen e saj…”

Image

Roberti, i cili e ka shprehur simpatinë e tij për Enxhëll, ndërhyri duke thënë se, në të vërtetë, sjellja e tij ndaj Enxhëll, nuk ka qenë korrekte.

“Programi kështu është, për dashurinë duhet të luftosh, jo të tërhiqesh” – shtoi Saimiri, por Roberti nuk ishte në të njëjtin mendim me të.

“Ti mund të kesh edhe ndonjë skenar”, - i tha Roberti, por sërish Saimiri e mohoi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat