Andrra i bën një super dedikim romantik Sinanit

Mediale Vip

Andrra i bën një super dedikim romantik Sinanit

Më: 26 janar 2021 Në ora: 23:42
Sinan Hoxha dhe Andrra Destani

Si sot para 6 vitesh, Sinan Hoxha dhe Andrra Destani kurorëzuan dashurinë e tyre me fejesë. Andrra nuk e ka harruar këtë ditë të rëndësishme dhe i ka bërë një dedikim romantik të mbushur plot dashuri partnerit të saj. Ajo ka ndarë në Instagram kujtimin më të bukur që ata të dy kanë nga kjo ditë dhe ka uruar Sinanin për këtë përvjetor të rëndësishëm.

“Shpresoj që gjithmonë të gjejmë dashuri dhe komoditet tek njëri-tjetri. Shpresoj që të jemi të bekuar me akoma më shumë vite bashkë! Gëzuar ditën e fejesës dashuria ime”, ka shkruar Andrra.

Andrra dhe Sinani i kanë kaluar të gjitha fazat në marrëdhënien e tyre, që nga lidhja e deri më sot që janë në pritje të fëmijës së dytë. Para disa javësh, Andrra zbuloi se është shtatzënë për herë të dytë.

Pavarësisht se lajmi ishte bërë publik në media prej kohësh, ajo dhe Sinani e mohuan fillimisht, duke dashur që ta mbajnë të fshehtë muajt e parë.

Ndërkohë ishte vetë Andrra ajo që dha lajmin e shtatzënisë së dytë përmes disa fotove shumë të ëmbla në rrjete sociale. Përveç kësaj ajo zbuloi se është sërish në pritje të një djali, që do të thotë se Ansi do të bëhet me vëlla.

Image
Insta
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat