Melisa nuk e zgjodhi për takim të dytë, Andi nuk ndalet! I bën një kërkesë në rrjete sociale

Mediale Vip

Melisa nuk e zgjodhi për takim të dytë, Andi nuk ndalet! I bën një kërkesë në rrjete sociale

Më: 26 janar 2021 Në ora: 23:48
Melisa, Andi

Ditën e sotme në “Për’puthen” u shfaq takimi i parë mes Melisës dhe Andit. Ky i fundit kishte shprehur pëlqimin për Melisën që kur hyri për herë të parë në emision, ndaj ajo i dha mundësinë për një takim. Andi shkoi në takim me pranga, duke thumbuar Atdheun e duke u shprehur se po plotësonte amanetin e tij.

Ata të dy zgjodhën që në takimin e tyre të provonin të ecnin me patina dhe këtë moment e shijuan shumë. Melisa u shpreh në studio se nga takimi kishte kuptuar se ka shumë ngjashmëri me Andin dhe se kishte menduar edhe në shtëpi për të.

“E kam menduar, është goxha tip interesant, nuk është në hije për mua, por që kemi shumë ngjashmëri por kam pak frikë”, u shpreh Melisa.

Ndërkohë në fund të emisionit Andi zgjodhi një mënyrë shumë speciale, që ju bëri çudi të gjithëve, për t’i kërkuar Melisës një takim të dytë. Ai kishte shkruar në një letër një poezi për t’i kërkuar Melisës një takim tjetër. Madje Andi e recitoi poezinë në studio, gjë që e bëri Melisën të përlotej.

Megjithatë Andi nuk është dorëzuar. Ai ka publikuar sërish në Instagram poezinë që ka shkruar për Melisën dhe i ka kërkuar edhe aty një takim të dytë. Në një foto të tij, ai ka shkruar poshtë poezinë dhe këtë postim e ka nxjerrë edhe në story. Aty Andi i ka kërkuar një takim të dytë Melisës duke përdorur “emojin” e dy gishtave.

Se çfarë do të ndodhë në vijim dhe a do i marrë parasysh Melisa kërkesat e Andit pritet ta shohim.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat