Klea Huta pozon me Kridin në krahë dhe jep mesazhin më të bukur

Mediale Vip

Klea Huta pozon me Kridin në krahë dhe jep mesazhin më të bukur

Më: 26 janar 2021 Në ora: 23:50
Klea Huta

Të ushqesh fëmijën me qumësht gjiri në vende publike apo të pozosh në këtë lloj forme konsiderohet ende tabu në shumë vende. Edhe në Shqipëri ka ende shumë persona që nuk e pranojnë këtë gjë, pavarësisht se është një nga proceset më të bukura gjatë rritjes së një fëmije. Për t’i thyer këto lloj tabush dhe për të dhënë një mesazh të bukur, Klea Huta ka pozuar për kopertinën e “Global Woman” në këtë formë.

E veshur krejtësisht me të bardha, duke qëndruar si një perëndeshë e vërtetë, Klea ka pozuar duke ushqyer me qumësht gjiri Krid, teksa e mban në krahë.

“Zoti është një grua”, ka shkruar Klea përkrah fotos, që i ka lënë të gjithë pa fjalë.

Edhe në këtë imazh kaq perfekt, moderatorja është kujdesur që të mos e zbulojë portretin e të birit, duke qenë se është ende shumë i vogël. Krid erdhi në jetë të qershor të vitit të shkuar, duke bekuar kështu jetën e mami Kleas dhe babi Elgitit. Gjatë këtyre 7 muajve të jetës së Kridit, Klea ka ndarë me ndjekësit momente të ndryshme nga rritja të tij.

Para disa ditësh ajo tregoi se ai ka nisur të hedhë hapat e parë dhe kjo gjë e emocionoi jo pak. Gjithashtu moderatorja ka zbuluar për fansat se fjala e parë e Krid ka qenë “BA” dhe ky moment ja ka bërë zemrën mal Elgitit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat