Pas Nevinës, edhe Fjoralba largohet nga “E Diell”

Mediale Vip

Pas Nevinës, edhe Fjoralba largohet nga “E Diell”

Më: 27 janar 2021 Në ora: 09:48
Fjoralba Ponari

Fjoralba Ponari do i mungojë “Të diellës” këtë sezon dhe këtë e ka konfirmuar vetë ajo. E ftuar sot në “Shqipëria live”, Fjoralba tregoi se ka nevojë për një pauzë për të rigjeneruar fuqitë.

Moderatorja premtoi se do të rikthehet e madje fuqishëm teksa Manushi i ka thënë se derën do e ketë të hapur.

“Manushi më ka thënë do kesh gjithmonë një derë të hapur në ‘E diell’ dhe sigurisht me një projekt që unë do ndihem komde.

Në këtë moment që po flasim kam nevojë për një pauzë të rigjeneroj energjitë e mia dhe pse jo të mos kthehem më fuqishëm se sa gjatë këtyre 2 viteve. Këtë sezon nuk e mendoj një rikthim. Rrugëtimi im nuk mund të krahasohet në këtë moment që ne flasim me atë që kam qenë para 2 vitesh, sepse kam qenë totalisht pa eksperiencë. Tani jam rritur dhe kam kuptuar çfarë më qëndron më mirë në lëkurë si moderatore”, u shpreh Fjoralba.

Kujtojmë që edhe Nevina ka marrë nga pauzë nga “E diell”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat