Adel Lami: Ish-balerina e “Dancing” e nis nga e para në Harvard

Mediale Vip

Adel Lami: Ish-balerina e “Dancing” e nis nga e para në Harvard

Më: 27 janar 2021 Në ora: 10:49
Adel Lami

Balerina e njohur shqiptare Adel Lami prej vitesh ka krijuar jetën dhe karrierën e saj në SHBA.

Megjithëse ka ngecur në Shqipëri për momentin për shkak të pandemisë, ajo ka vazhduar me angazhimet e saj nga këtu.

Me anë të një postimi ajo zbuloi se është zyrtarisht pjesë e Universitetit të Harvardit nga dje.

“E vizitova Harvardin në 2016-ën, sepse isha në një udhëtim në Boston. Nuk e kisha ëndërruar kurrë që një ditë do studioja aty. Universiteti Columbia ishte gjithmonë në listën timë, ndërsa Harvard ishte i paarritshëm. Bleva këtë bluzë dhe kapelë që të kisha një kujtim. Sapo hymë në 2021-in, unë nisa mësim në Harvard. Sot kam orën e parë të studimeve master. Jeta është e mrekullueshme, jeta është manifestim. Punë shumë e fortë”,- ka shkruar balerina e emocionuar.

Megjithëse nuk ka treguar detaje të tjera rreth degës që po studion, apo angazhimit në universitetin elitar, krenaria e Adelës për arritjen e saj ndihet në çdo fjali.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat