Lyrical Son në variantin më të ëmbël të mundshëm

Mediale Vip

Lyrical Son në variantin më të ëmbël të mundshëm

Më: 27 janar 2021 Në ora: 11:24
Lyrical Son

Ndodh rallë t’i shohësh reperët të shprehen me fjalët më të ndjera, sepse jemi mësuar t’i shohim më shumë në skenë teksa bëjnë rimat e tyre.

Megjithatë me foton e fundit, reperi kosovar, Lyrical Son ka ndarë një anë tjetër të tij duke uruar vajzën e vogël në ditën e lindjes.

“Urime shpirti i babit. Ishalla je mirë me shëndet e të gjitha të mirat e kësaj bote. Të do babi shumë Erika”, ka shkruar ai krah momentit pranë tortës me fishekzjarret ndezur.

Reperi është baba i dy vajzave dhe në intervista të ndryshme ka treguar se ka një marrëdhënie shume të ngushtë me to dhe bashkëshorten.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat