Personi që u vra sot në Prishtinë është burri i ish-Missit nga Drenica

Mediale Vip

Personi që u vra sot në Prishtinë është burri i ish-Missit nga Drenica

Nga: A.Zh Më: 27 janar 2021 Në ora: 18:02
Albert Krasniqi dhe Besa Gashi

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sonte në Prishtinë. Mediat po raportojnë që i vrari është biznesmeni Albert Krasniqi.

Policia ka konfirmuar vrasjen dhe ka arrestuar një person të dyshuar. Poashtu ka konfiskuar një armë, që dyshohet të jetë përdorur për vrasjen.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës Flora Ahmeti, ka thënë se vrasja ka ndodhur në rrugën “Ndue Përlleshi”, rreth orës 17:00.

Krasniqi ishte burri i “Miss Kosova 2016” Besa Gashi. Ata ditë më parë janë ndarë pas disa vitesh martesë.

Çifti kishte fshirë të gjitha fotografitë e përbashkëta në rrjetet sociale, duke lënë vetëm ato me vajzën e tyre.

Krasniqi dhe bukuroshja nga Drenica, ishin ndarë edhe tri vite më parë, por pastaj kishin vendosur t’i jepnin edhe një rast martesës së tyre./BS

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat