Ava Max është këngëtarja më e dëgjuar e vitit 2020 në Poloni

Mediale Vip

Ava Max është këngëtarja më e dëgjuar e vitit 2020 në Poloni

Më: 29 janar 2021 Në ora: 10:59
Ava Max

Ava po arrin suksese në shtete të ndryshme të botës.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, është një prej emrave që çdo ditë shënon arritje të reja.

Këngëtarja po dëgjohet në mbarë botën dhe këngët e saj marrin milion dëgjime në shtete të ndryshme.

Së fundmi përmes rrjeteve sociale ajo ka bërë të ditur se është zgjedhur si artistja më e dëgjuar në shtetin e Polonisë.

“Ava Max ishte artistja më e transmetuar në radiot e Polonisë në vitin 2020”, shkruhej në postim, ndërsa që në vendin e dytë si artistja më e transmetuar në këtë shtet renditet shqiptarja tjetër e famshme, Dua Lipa.

Ajo me anë të ripostimit ka bërë të ditur se i gëzohet tej mase këtyre arritjeve të rëndësishme.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat