Lady Gaga, dashuri po, martesë jo

Mediale Vip

Lady Gaga, dashuri po, martesë jo

Më: 29 janar 2021 Në ora: 14:47
Lady Gaga

Një burim ekskluziv ka zbuluar për ‘Entertainment Tongiht’ se Lady Gaga dhe Michael Polansky janë shumë të dashuruar dhe të lumtur krah njëri-tjetrit.

Megjithatë po i njëjti burim ka shtuar se miqtë e tyre kanë thënë se dyshja nuk po planifikon asnjë fejesë apo martesë pasi Lady Gaga është ende e fokusuar tek karriera dhe arritjet e saj.

Burimi ka shtuar se Michael është ndryshe nga të gjithë meshkujt që Lady ka pasur lidhje më parë, pasi jo vetëm që i jep shumë dashuri, por e trajton atë me shumë kujdes.

Kujtojmë se Lady zgjodhi që në inagurimin e Presidentit Joe Biden, të shfaqej së bashku me Michael Polansky, momente këto që nuk i shpëtuan paparacëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat