U ndaluan nga mbretëresha, xhirimet e bujshme të familjes mbretërore dalin në dritë 50 vite më pas

Mediale Vip

U ndaluan nga mbretëresha, xhirimet e bujshme të familjes mbretërore dalin në dritë 50 vite më pas

Më: 29 janar 2021 Në ora: 18:49
Arkiv

Një dokumentar për familjen mbretërore, i ndaluar para shumë vitesh nga mbretëresha, ka dalë në dritë së fundmi. Sipas The Sun (i cili postoi një klip të shkurtër të filmit), dokumentari i BBC-së, “Royal Family” ishte ndaluar në vitin 1972 me urdhër të madhërisë së saj, por dikush e publikoi atë në YouTube. Megjithatë, pas kësaj, ai u fshi shpejt për shkak të ankesave nga BBC dhe Pallati Mbretëor.

Ky film u shfaq fillimisht në 1969-ën, por Mbretëresha ishte në siklet aq shumë nga reagimet e ashpra të njerëzve (shikuesit ndienin që mbretërit nuk ishin në kontakt me realitetin) saqë ajo e ndaloi atë.

Sipas The Sun, filmi tregon Princin Philip që kërkon të udhëtojë në vijë ajrore kur ka takime, në vend të makinës. Po ashtu, filmi shfaq mbretëreshën duke u tallur me paraqitjen personale të një ambasadori amerikan; skena private të mbretërorëve në shtëpi, duke u sjellë si njerëz të zakonshëm ’, si dhe shumë momente që tregojnë privilegjet e tyre të pamasa.

The Sun raporton se ndërsa ndihmësit mbretërorë vepruan shpejt për ta fshirë filmin nga YouTube, Pallati nuk pranoi të komentonte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat