Fatjoni ka dy fjalë pas fotove të Teas me Beartin, ky është paralajmërimi i tij

Mediale Vip

Fatjoni ka dy fjalë pas fotove të Teas me Beartin, ky është paralajmërimi i tij

Më: 29 janar 2021 Në ora: 19:26
Fatjoni, Melisa, Tea dhe Andi

Fatjoni paralajmëron ‘bombën’ e radhës.

Tea dhe Bearti kanë lënë të gjithë pa tekst gjatë ditës së sotme, kur iu dolën fotografitë në momente intime.

Imazhet në fjalë erdhën vetëm pak ditë pasi Shqipja tha se Tea dhe Bearti po pushojnë në Bogë, por këtë gjë e kishte mohuar ajo.

Megjithatë, fotografitë që po qarkullojnë në rrjet, kanë vërtetuar gjithë atë, pasi çifti shfaqen duke u puthur.

Pas gjithë kësaj ka reaguar Andi, i cili doli nga emisioni gjoja se ishte përputhur me Tean dhe po vazhdonin njohjen.

Nuk munguan as reagimet e konkurrentëve të tjerë, mes tyre reagoi edhe Fatjoni, i cili ka pak kohë që u largua nga emisioni.

“Kjo seshte asgje…!!”, ka shkruar ai, teksa e shoqëroi postimin me një gif, ku shfaq një flokëkuqe dhe qershiat.

Image

Me këtë, ai duket se po paralajmëron se ‘bomba’ e radhës, që do të jetë ‘qershia mbi tortë’ do të jetë për Melisën.

Megjithatë, i mbetet kohës ta vërtetojë se çfarë po fshihet pas postimit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat