Aktori i njohur: “Përputhen” emisioni më degjenerues, më i fëlliqt dhe pro-prostitucion, ju lutem ndaleni

Mediale Vip

Aktori i njohur: “Përputhen” emisioni më degjenerues, më i fëlliqt dhe pro-prostitucion, ju lutem ndaleni

Më: 30 janar 2021 Në ora: 09:46
Përputhen

Aktori shqiptar reagoi me kritika të ashpra ndaj “Përputhen”, pas skandalit të fundit.

Fotografitë e Teas me Beartin, të cilat bënë bujë gjatë ditës së djeshme, kanë shtuar pikëpyetje nëse i gjithë emisioni “Përputhen” është me skenar tek puna e çifteve.

Kjo ngase Tea doli si çift me Andin para pak ditësh, ndërsa tani u kuptua se ajo është e lidhur me Beartin dhe dukeshin shumë të dashuruar.

Për këtë rast reaguan edhe protagonistët, Andi tha se ishte i detyruar të dilte çift me Tean ngase ashtu ia kërkoi “kontrata”, të cilën e vlerëson të frikshme.

“po te kishte ligj moral, po te kishte moral tek ne shqiptaret, seriozisht nuk do ekzistonte emisioni ma degjenerues, ma i flliqt, ma PRO prostitucion i ashtuquajturi PERPUTHEN!!! Ju lutem ndalojeni kete prostitucion se i moret ne qafe femijet tane edhe tuaj nese pak ju dhimbsen femijet!!! ju lutem NDALENI sepse parate qe sot i nxjerni do i vjellni tek femijet tuaj”, shkruan ai në njërin postim.

“I keni nxjer te rinjet para krejt botes, i nxitni te puthen e shker****, te genjejne, te tradhtojne, dhe ne fund ua jepni nje grim vetem e vetem qe te duken bukur… dhe gjithe kjo te fitoni lek SHPIRTIN DINJITETIN e nje te riu!!! edukat e quani ju kete? sa me shpejt hiqeni kete idiotizem nga ekrani nese keni pak shpirt”, shtoi ai.

“dhe gjithe kjo ndodhe para femijeve… me kshu degjenerime i edukoni femijet??? apo doni te thoni eshte biznes Leket na duhen… jooo jooo kjo eshte prostitucion medial, ndalojeni, bile larg fëmijëve”, thotë aktori.

Këto reagime, ai i bëri pas fotografive të Teas me Beartin, madje publikoi edhe foto të tyre.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat