Butrint Imeri konfirmoi lidhjen e re të dashurisë?

Mediale Vip

Butrint Imeri konfirmoi lidhjen e re të dashurisë?

Më: 30 janar 2021 Në ora: 11:21
Butrint Imeri

Butrint Imeri është një ndër djemtë më simpatikë të showbiz-it shqiptar, pas të cilit shumë vajza lënë kokën.

Jo rrallë këngëtari është bërë pjesë e thashethemeve rozë, duke u përfolur për lidhjet e tij të dashurisë që është munduar t’i fshehë nga syri i publikut.

Për shumë kohë, Butrinti u përfol për romancën e tij me moderatoren Kiara Tito,romancë të cilën asnjëherë nuk e pranuan publikisht megjithëse në rrjet qarkulluan plot foto të çiftit.

Tashmë historia Butrint-Kiara është e shkuar e harruar, por duket se të tjera vajza janë në horizont!

Së fundmi, këngëtari është aluduar për një lidhje me modelen Ery Viero, teksa postonin kudo nga të njëjtat vende, ndërsa më vonë ajo u shfaq në videoklipin e tij.

Nuk e dimë nëse bëhet fjalë për Ery-n apo për dikë tjetër, por Butrinti duket se po jeton sërish një romancë.

Fotoja e fundit që këngëtari ka publikuar në InstaStory i ka futur të gjithë në dyshime, pasi ai ka publikuar dorën e tij me buzëkuqin e një femre, e cila e ka puthur në dorë.

Ai ka vendosur vetëm emojin e një buze dhe nuk ka preferuar të japë asnjë koment tjetër, duke i bërë “xheloze” të gjitha gocat me këtë veprim. Mezi presim ta zbulojmë se për cilën vajzë bëhet fjalë!

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat