Anxhelina Hadërgjonaj nuk e përjashton mundësinë të bëjë duet me Era Istrefin

Mediale Vip

Anxhelina Hadërgjonaj nuk e përjashton mundësinë të bëjë duet me Era Istrefin

Më: 30 janar 2021 Në ora: 19:14
Anxhelina Hadërgjonaj dhe Era Istrefi

Pas nëntë vitesh, artistja e njohur, Anxhelina, është rikthyer sërish në industrinë muzikore.

Pas dy projekteve unike që publikoi, tashmë ajo po shijon suksesin e tyre, duke numëruar mijëra klikime në platforma të ndryshme.

Sidoqoftë kësaj, në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka ftuar fansat që të pyesin atë.

Në njërën prej pyetjeve fansat kërkuan një duet me Era Istrefin, derisa Anxhelina nuk e përjashtoi mundësinë.

Image

“Pse jo. E vlerësoj shumë Erën si femër dhe si artiste”, është shprehur artistja.

Ndërkohë, të njëjtën e ka shpërndarë edhe Istrefi, duke falënderuar për fjalët e ëmbla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat