Konkurrenti i “Për’puthen” largohet nga programi: Shyqyr që dola single

Mediale Vip

Konkurrenti i “Për’puthen” largohet nga programi: Shyqyr që dola single

Më: 31 janar 2021 Në ora: 07:32
Arbër Aruci

Një tjetër konkurrent i “Për’puthen” është larguar nga programi.

Bëhet fjalë për Arbër Aruci, i cili lajmin e ka dhënë përmes një postimi në “Instastory”.

Ai shprehet se po largohet nga emisioni për shkak të disa angazhimeve personale jashtë Shqipërisë.

Ai nuk la pa falënderuar produksionin dhe kolegët që e mbështetën në këtë aventurë, që prej fillimit kur hyri në emision.

Por, përmes një tjetër postimi, ai “thumboi” lidhur me ngjarjen e fundit mes Teas-Beartit e Andit. “Shyqyr qe dola single unë më pa zoti”, shkruan ai.

Kujtojmë se para pak ditësh, Andi dhe Tea njoftuan se po largohen nga emisioni si çift, me qëllim që të vazhdojnë njohjen jashtë. Por, mbrëmë fotografitë që qarkulluan në rrjet, konfirmuan se Tea është e lidhur me Beartin.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat