Romanca e Rita Orës dhe Romain Gavras në ‘krizë’

Mediale Vip

Romanca e Rita Orës dhe Romain Gavras në ‘krizë’

Më: 31 janar 2021 Në ora: 14:40
Romain Gavras dhe Rita Ora 

Rita Ora dhe i dashuri i saj, Romain Gavras, thuhet se po e ‘luftojnë’ marrëdhënien e tyre, derisa kriza e COVID-19 po vazhdon të jetë prezente.

Është thënë se çifti janë ‘nën tendosje’ pas thyerjes së rregullave të artistes shqiptare.

Duke shtuar kësaj, Rita, 30 vjeçare, duket se tani po ndjek rregullat – por kjo e mban atë larg nga Romain, 39 vjeç, për shkak të kufizimeve të udhëtimit.

Ndërkohë një burim i tha MailOnline se “Romain ka qenë vërtet mbështetës i Ritës gjatë muajve të fundit” një tjetër i tha The Sun: “Ata po luftojnë pasi janë larg njëri-tjetrit. Është e vështirë të mos dish se kur do të lehtësohen kufizimet”.

“Gjërat mes tyre kanë qenë gjithashtu nën një tension të madh pas polemikave për festën e ditëlindjes dhe kritikat që mori për thyerjen e rregullave”.

Romanca e Ritës dhe Romain është vënë në pah verën e kaluar, kur burime të afërta me yllin e muzikës pop deklaruan se ‘dyshja ishin në një lidhje serioze’.

Një burim tha për The Sun verën e kaluar, “Rita është në një lidhje serioze me të dhe e dashuruar. Është hera e parë që ajo është serioze me dikë edhe nga mosha”.

Ditë më parë, policët deklaruan se ylli shqiptar i ofroi 5000 funte lokalit ku festoi ditëlindjen dhe se atë natë ishin fikur të gjitha kamerat. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat