Labi vazhdon të dyshojë se ekziston pandemia Covid-19

Mediale Vip

Labi vazhdon të dyshojë se ekziston pandemia Covid-19

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 12:43
Labinot Tahiri

Këngëtari, Labinot Tahiri ende i qëndron prapa deklaratës së tij.

Së fundi, ka reaguar me disa postime në rrjete sociale për fushatat e mbajtura nga politikanët në të cilat po shkaktohet një grumbullim i madh i njerëzve.

Reagimi i tij ishte se përse nuk i lejojnë mbajtjen e dasmave dhe ahengjeve përderisa fushatat po lejohen, lidhur me këtë postim një ndjekës i ka shkruar një mesazh se policia i kanë dënuar vetëm se kanë qenë 10 persona duke festuar ditëlindjen.

“Po de po!! Na kem 10 veta tu festu ditëlindje u dënum ka 35 euro e kur i përmendem këta na qiten jasht policët haj ishalla”, ka shkruar ndjekësi, ndërsa Labi i ka kthyer përgjigje.

“Mësohuni me luftu padrejtësinë që ua shkakton politika e mbrohuni nga vetvetja juaj gjithmonë me njëri0tjetrin. Dje me polici i varrosnin të dashurit e juaj pa fije mëshire , sot dalin nëpër fushata të njëjtit polic nepër dubime pa asnjë fije mëshire! O njerëz, sot ndoshta ju dukem jo i drejtë por nesër do ta shihni vetë se si do ju trajtojnë . Pa dyshim se një lloj sëmundje ishte që infektonte njerëzit por pse nuk vdiq asnjë njeri shtetëror as në perëndim as tek ne Zoti ju bekoftë Labi”, ka shkruar ai.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat