Khloe kërkon një tjetër fëmijë, si po e nxit motra Kim që të mos vonojë

Mediale Vip

Khloe kërkon një tjetër fëmijë, si po e nxit motra Kim që të mos vonojë

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 09:15
Tristan, Khloe Kardashian

Khloe Kardashian ka shprehur dëshirën për të pasur një tjetër fëmijë dhe kjo u zbulua gjatë një videoje shkëputur nga seria e episodit të fundit të Keeping Up With The Kardashians.

Në klipin e publikuar 36 vjeçarja shihet teksa diskuton me partnerin e saj Tristan 29 vjeç duke thënë se familja ka nevojë të zgjerohet, por ajo përmend edhe një ‘nxitje’ që i bën motra e saj Kim sa herë i dërgon video të vajzës 2 vjeçare True Thompson  ku i thotë: Ajo nuk mund të luajë vetëm gjithë jetën e saj!

Khloe thotë: ‘Nuk e kam imagjinuar kurrë se do të kisha një fëmijë të vetëm dhe sidomos duke qenë në karantinë u ndjeva keq, ajo nuk kishte shokë, nuk kishte askënd se të gjithë u izoluam. Tani që po fillon të rritet, mos duhet të kemi një fëmijë tjetër, të zgjerojmë familjen’? Dhe partneri i saj përgjigjet: ‘Po, kjo është ajo që më pëlqen të dëgjoj’!

Megjithatë Khloe pranon faktin se mund të duhet të pak kohë deri sa të mund të ngelë shtatzënë. Ndërsa Tristan thotë se gjithmonë ka dashur katër fëmijë.

Sezoni i 20-të i Keeping Up With The Kardashians do të jetë i fundit, dhe episodi i parë do të publikohet nga ‘E!’ në muajin tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat