Enca thotë se nuk përdor lëndë narkotike e as cigare

Mediale Vip

Enca thotë se nuk përdor lëndë narkotike e as cigare

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 17:08
Enca

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, është ndër më të pëlqyerat në estradën shqiptare.

Ajo përmes rrjeteve sociale ndan imazhe dhe video nga përditshmëria, përfshirë edhe udhëtimet e shpeshta.

Në një postim të fundit në Instagram, bukuroshja brune u ka ofruar mundësinë fansave që të pyesin çfarë dëshironin.

Image

Njëri prej fansave ishte mjaft interesuar rreth konsumimit të lëndëve narkotike dhe duhanit.

“Nuk pi as duhan, e urrej, as lëndë narkotike”, është përgjigjur artistja.

Ndërkaq, ajo së bashku me motrën e saj tashmë janë duke shijuar pushimet në Prevallë, derisa nuk mungojnë edhe imazhet provokuese nga dyshja.

Sa i përket projekteve muzikore, “Break Down” mban titullin hiti i fundit, që erdhi në bashkëpunim me Don Xhonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat