Zara Larsson vjen me album të ri, rrëfen ku është frymëzuar për “Poster Girl”

Mediale Vip

Zara Larsson vjen me album të ri, rrëfen ku është frymëzuar për “Poster Girl”

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 17:34
Zara Larsson

Këngëtarja e “Wow” do të lançojë rekordin e saj të tretë më 5 mars.

Zara Larsson ka zbuluar se përqafoi rrënjët e saj suedeze dhe u  frymëzua nga legjendat e muzikës pop ABBA.

Ajo tha: “Unë kam qenë vërtet e frymëzuar nga legjendat suedeze të muzikës pop si ABBA, Roxette, Robyn,  padyshim që jam krenare për trashëgiminë e kulturës pop të vendit tim.

Kuptova se për mua, pop-i ka qenë gjithmonë një formë e arratisjes. Tani kemi Tik Tok, kemi Instagram, dhe algoritme që të thithin dhe të largojnë nga realiteti, por, duke u rritur, kuptova që pop-i ishte forma ime e arratisjes. Mendoj se është shumë e lidhur me mua dhe dua të argëtoj njerëzit”.

Që pas publikimit të “So Goo”‘ në vitin 2017, 23-vjeçarja është pyetur  shpesh për dashurinë dhe kush është në jetën e saj.

“Albumi im ka të bëjë me atë që dua të bëj, atë për të cilën dua të flas dhe flas gjithmonë për dashurinë, sepse e ndiej se kjo është ndjenja më e rëndësishme në të gjithë botën”, shtoi ajo.

“Ndjej se kam arritur shumë kreativitet në këtë album, kështu që e lejova të ishte më pop dhe me më shumë ritme kërcimi, sepse e dua popin. Nëse ju pëlqeu ‘So Good’, mendoj se do ju pëlqejë shumë ky album. Është më argëtues”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat