Shqipja plas “bombën” për kontratat: Shuma që paguan, nëse largohesh nga emisioni

Mediale Vip

Shqipja plas “bombën” për kontratat: Shuma që paguan, nëse largohesh nga emisioni

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 13:44
Shqipe Hysenaj

Është bërë shumë zhurmë dhe ka pasur debate lidhur me kontratat që kanë konkurrentët me emisionin “Për’puthen”.

Ish-konkurrentja e emisionit “Përputhen”, Shqipja thotë se për thyerjen e kontratës do të paguante një shumë të majme.

Ajo shtoi se megjithatë produksioni nuk ka marrë masa të rrepta.

“Në fillim fare nuk desha ta firmosja kontratën. Është dy faqe. Për arsye se thashë po të dua të iki, që të mos më pëlqejë askush këtu brenda dhe të më ‘çmendin’. Ti nuk e di se çfarë tipash janë. Pastaj thashë po ika unë do paguaj 5 mijë euro. Në qoftë se ne thyem rregullat dhe në momentin që do të dalim nga emisioni, kontratën produksioni nuk e ka mbajtur. Kush ka dashur të iki, ka ikur”- u shpreh ajo gjatë një interviste për emisionin “Stacion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat