Ed Sheeran performon me kitarë, pasi u bë baba për herë të parë

Mediale Vip

Ed Sheeran performon me kitarë, pasi u bë baba për herë të parë

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 23:05
Ed Sheeran

Ai mori vëmendje të madhe që kur bëri të ditur se u bë baba për herë të parë.

Dhe Ed Sheeran tashmë ka bërë një paraqitje të rrallë në publik, ndërsa shihej duke performuar me kitarë.

Artisti argëtoi fansat përmes një video, të cilën e ka shpërndarë në kanalin e popullarizuar YouTube.

Image

“Kam nga një kitarë në secilën dhomë. Më pëlqen që të ec nëpër shtëpi dhe të shoh instrumente gjithandej”, është shprehur ai.

Ed përndryshe interpretoi edhe këngën e re të tij “Afterglow”, e cila u prit mirë nga admiruesit e muzikës së tij.

Po ashtu ai lajmëroi fansat se këngët që performoi nuk janë të gjitha nga albumi, i cili do të lansohet së shpejti. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat