Olta Gixhari prezanton djalin me Shqipërinë

Mediale Vip

Olta Gixhari prezanton djalin me Shqipërinë

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 16:42
Olta Gixhari me djalin

Në udhëtimin e parë në Shqipëri me të birin, Olta Gixhari i ka treguar atij vendin e origjinës nga lart.

Me një foto nga avioni, e me djalin në prehër ajo duket sikur i flet e i tregon, megjithëse ai është ende i vogël për të kuptuar tamam.

Olta e ka mbajtur gjithçka në tonet e humorit, duke huazuar një thënie të vjetër: “Eja baba të të tregoj arat”.

Udhëtimi i saj për në Shqipëri është shtyrë disa herë, por më në fund u realizua.

Tani që edhe ‘arat’ i pa, Amari mund të kthehet në Spanjë, e kur të jetë pak më i rritur mbase mami Olta do e sjellë sërisht që ta shohë më mirë Shqipërinë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat