Roman po rritet dita-ditës dhe Sara Hoxha s’na e kurseu këtë pozë të dashurueshme!

Mediale Vip

Roman po rritet dita-ditës dhe Sara Hoxha s’na e kurseu këtë pozë të dashurueshme!

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 19:03
Familja e Sara Hoxhes

Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë shumë të rezervuar dhe rrallëherë shfaqen në publik. Jetën private janë përpjekur ta mbajnë sa më larg vëmendjes mediatike dhe po ashtu vogëlushët e tyre, London dhe Roman. Ndërkohë që me London jemi njohur përmes disa fotove, më të voglin e familjes nuk e kishim parë ende.

Mirëpo së fundmi Sara vendosi të thyejë rregullat e të publikojë foton e parë të Roman. Ajo ndau në Instagram një nga imazhet më të ëmbla, në të cilën shihet përkrah Ledionit dhe vogëlushit, duke e prezantuar kështu për herë të parë me botën.

Pas kësaj poze, ka qenë më e lehtë për Sarën të ndajë edhe të tjera imazhe të të birit, i cili po rritet dita-ditës.

Sot, trashëgimtarja nga e ka ëmbëlsuar ditën me një pozë të dashurueshme të Roman, i cili është një vogëlush kaq i ëmbël.

Ajo e ka kapur të birin teksa qëndronte i mbështetur mbi kraharorin e saj dhe dukej se po e shijonin shumë momentin nënë e bir.

Mesa duket, trashëgimtarja e “Top Channel” ka vendosur ta bëjë zemrën “gur” e të ndajë më shpesh me ndjekësit në rrjete sociale momente me të vegjëlit e saj.

Në muajin tetor i vogli i familjes Liço festoi 1-vjetorin e lindjes, për të cilën mami Sara dhe babi Ledioni u kujdesën që të ishte shumë speciale.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat