Mikesha e Ardian Bujupit i jep fund jetës në moshën 25-vjeçare, këngëtari reagon i tronditur

Mediale Vip

Mikesha e Ardian Bujupit i jep fund jetës në moshën 25-vjeçare, këngëtari reagon i tronditur

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 19:42
Kasia Lenhardt, Ardian Bujupi

Ditën e sotme policia gjeti të vdekur në shtëpinë e saj modelen 25-vjeçare, Kasia Lenhardt, e cila një javë më parë i dha fund lidhjes me futbollistin gjerman, Jerome Boateng. Në fakt ndarja e tyre nuk ishte e lehtë, sepse futbollisti tha në një intervistë gjëra shumë të pakëndshme për modelen pak javë më parë.

Kasia Lenhardt ka qenë një mike shumë e mirë edhe e këngëtarit të njohur shqiptar, Ardian Bujupi. Ky i fundit ka reaguar shumë i tronditur pas ngjarjes së rëndë dhe ka treguar se 25-vjeçarja do të merrte pjesë si modele në klipin e tij të radhës. Ai ju ka dhënë edhe një mesazh të gjithë njerëzve, që bullizojnë të tjerët dhe ndikojnë në psikologjinë e tyre.

“Nuk mund ta besoj dhe më duhet kohë që ta pranoj! Kasia ka ndërruar jetë dhe ka kryer vetëvrasje, por ditët e fundit ne kemi folur përditë për videoklipin e ri që donim të xhironim bashkë. Ajo ishte e mbushur me energji dhe vetëbesim. Pavarësisht asaj që ndodhi, kjo shoqëri bullizuese vazhdon të gjykojë. Diçka duhet të ndryshojë! Ne duhet të ndryshojmë, le të jetë vdekja e saj një mësim si Princeshë Diana! U prehsh në paqe engjëll”, ka shkruar Ardiani përkrah një fotografie me modelen e ndjerë.

Futbollisti gjerman e kishte akuzuar modelen e ndjerë se ajo e kishte detyruar të ndahej nga ish e dashura e tij dhe se i kishte bërë shantazh për të qëndruar me të. Ndërsa Kasia kishte premtuar se do të tregonte gjithë të vërtetën pasi të merrte veten nga ndarja dhe pak ditë para se të ndërmerrte aktin ekstrem shprehej në rrjete sociale se ishte gati të niste një kapitull të ri në jetën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat