Kate dhe William ndihen gati për bebin nr. 4

Mediale Vip

Kate dhe William ndihen gati për bebin nr. 4

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 06:51
Dukesha Kate dhe Princi William

Një lajm i bukur vjen nga familja mbretërore. Dukesha Kate dhe Princi William po planifikojnë të bëhen prindër për herë të katërt. Një burim pranë çiftit tha se Kate ka dashur gjithmonë të ketë katër fëmijë.

“Ajo e kishte në mend që përpara pandemisë, por tani që ka dritë në fund të tunelit me gjetjen e vaksinës dhe Princi George e Princesha Charlotte do rikthehen në shkollë në Prill, Kate ndihet gati”-tha burimi duke shtuar se Kate këto kohë po mban dietë ushqimore për të përgatitur trupin.

“I mori pak kohë të bindte Williamin. Ai mendon se tre fëmijë mjaftojnë. Por dëshira e Kate për të patur katër fëmijë, bëri që edhe ai ta pëlqejë si ide sepse i pëlqen familja e madhe”-tha burimi.

Çifti i ka treguar planet e tyre edhe Mbretëreshës Elizabeth, e cila është lumturuar shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat