Po kërkohet nga Policia në Shqipëri, Fjolla Morina arratiset në Kosovë

Mediale Vip

Po kërkohet nga Policia në Shqipëri, Fjolla Morina arratiset në Kosovë

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 11:08
Fjolla Morina

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina është arratisur nga Shqipëria pasi gjykata e Kukësit vendosi pak muaj më parë që hetimet ndaj këngëtares të vijonin në arrest shtëpie.

Banesa ku Morina qëndronte me qira ishte në Kukës. Ajo e kishte marrë shtëpinë me qira përballë rajonit të policisë, por hyrja ishte nga pas.

Policia ka shkuar për kontroll, por nuk e ka gjetur në banesë duke nisur kërkimet.

Këngëtarja u arrestua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës me dy armë me vete në makinë. Ndërsa së bashku me të ishte i dashuri i saj dhe shoferi.

Ndërsa gjatë mbrëmjes së djeshme është parë në prani të burrit të saj dhe shoqërisë në një restorant në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat