Aktorja Oyku Karayel, frymëzohet nga Sara Hoxha për emrin e bebit që po pret

Mediale Vip

Aktorja Oyku Karayel, frymëzohet nga Sara Hoxha për emrin e bebit që po pret

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 20:57
Oyku Karayel, Sara Hoxha

Aktorja turke Oyku Karayel të cilën e kemi parë në serialet “Kuzey Guney”, “Diamante dhe dashuri” e “Rrahje zemre” do të bëhet së shpejti nënë për herë të parë.

Ajo dhe bashkëshorti këngëtari Can Bonono po presin me padurim djalin e tyre e madje i kanë gjetur edhe emrin.

Oyku ka zbuluar në një intervistë së fundmi se bebushit do i vendosin emrin Roman.

Ky është një emër shumë i veçantë që Sara Hoxha gjithashtu e ka zgjedhur për të voglin e saj.

Oyku ka pozuar për herë të parë edhe me barkun e rrumbullakosur dhe është shprehur se ndodhet në një periudhë shumë të paqtë të jetës së saj.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat